"POEZIA-1"
MIQVE

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes se vjeter, asaj heshtjes se bute
qe jetojm qysh prej lindjes... Koha po prishet
si nje flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash ne vend te ajrit thithim mall
dhe mes fjaleve te fundit, ne qantat e renda
fshehim lotet.
Jetofshi miq, se toka e huaj eshte gjithmon e njejt
Jetofshi miq, fatin tuaj
qe ne nje puthje te vogel nganjeher lindi dhe vdiq i papar
Jetofshi miq, aq mir sa ua paqa zili
Se spaska asgje me te madhe ne bote
se zemra, asgje me te rende se malli
vete prej lekures sone.
Ne trena te kundert do te hipim, mbi dy sirena
duart do ti ngulim e me vone te uritur
lotet do gelltisim me lodhje si buken e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mire
sa ua paqa zili... MILAIM

DASHURIA

Koha eshte te duhemi,
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me thua: Trim.
Por koken time kryeneqe shume kurthe ngrite,
shum e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do tma zije priten.
E nen nje kulm banonim,
nga frengjia me dite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kalojm kete
uje te madh,
i huaj sjam as vij nga toka e vdekshme.

SHIU

Me pelqen te eci ne shi
Kur bie shi,
Me pelqen te vallezoj
kur bie shi,
Me pelqen te bej
dhe dashuri,...
Kur bie i njejti shi... me pelqen...!?

"EPIKA" Me shekuj kam shitur gjakun i rritur jam me gjakun e shitur Me shekuj kam henger me veten e ditur skam te qesh me veten qteprua O MIQ ,KOSOVA eshte gjaku im qe nuk falet! ...MILAIM RUSHITI

TE SHKRUANI PER KOSOVEN TONE?


FUNDI I FAQES SE DYT ME POEZI TUNG TUNG pipopoezia@hotmail.com